Rolet e Hapura

Kerkojme person kreative qe mund te realizoj kontent ne TikTok qe sjell shikueshmeri dhe ne fund te fundit shitje edhe nga TikTok.

Nëse jeni të interesuar aplikoni më poshtë ose dergoni email te info@orlette.com ose DM ne instagram @orlette.watches

Jemi një nga kompanitë më të medha online të orave në Shqipëri themeluar ne vitin 2013. Po kërkojmë të punësojme një person me kohë të pjesshme (part-time) në pozicionin e Social Media Content Creator. Është punë nga shtëpia por personi duhet të jetoj në Tiranë. Personi do jetë përgjegjës për rritjen e shitjeve. Kërkojmë dikë që i pëlqen t’i bashkohet një biznesi në rritje me synime të mëdha. Personi duhet të kuptoj parametrat e social media, kryesisht intagram dhe tiktok. Kërkojmë dikë që të bëhet edhe imazhi i biznesit në social media. Personi duhet të jete kreativë dhe të ketë shpirtin e sipërmarjes. Duhet të jetë i përgjegjshëm dhe vetëmotivues. Duhet të pranojë korrigjime dhe të jetë e orientuar për tu përmirësuar gjithmonë. 

Për më shumë rreth kompanisë vizitoni: 

Përgjegjësitë:

  • Të bëj foto dhe video për Instagram dhe Facebook (të ketë kamera ose telefon që bën foto cilësore). Sidomos personi duhet të ndihet e aftë të bëjë video të cilat rrisin engagment dhe që mund të përdoren për rreklama.
  • Të postojë fotot dhe videot që do krijojë, çdo ditë në Instagram dhe Facebook. Kryesisht Reels, Story, dhe postime.
  • Personi do të ketë vetëm dy përgjegjësi: të krijojë content, dhe ti postojë ato në rrjetet sociale.  

 Kë po kërkojmë:

  • Duhet të ketë pasion fotografinë ose të jetë e aftë të bëjë kontent me cilësi të lartë, kryesisht video produktesh, artistike, uboxing, etj.
  • Te jete krujues me sy estetikë dhe që i kushton vëmendje detajeve, pasi produktet që ne shesim kërkojn kujdes ndaj detajeve.
  • E di se si fuksionon Instagram dhe Facebook për bizneset. (Rreklamat, Reach, engagement, etj.)
  • Person me iniciativë që mendon dhe vepron si pronar i biznesit. 
  • Dikush që është gati për të mësuar gjëra të rëja.

Preferohet por jo të domosdoshme:

  • Njohuri rreth reklamave në Instagram dhe Facebook. Idealja të ketë krijuar reklama.
  • Njohuri rreth aplikactioneve që editojnë foto dhe video, ose aplikacione të tjera
  • Të jetë familiarizuar me tiktok
  • Plus, nëse personi ka engagement të lartë në faqen personale apo faqe që menaxhon

Çfarë ofrojmë:

  • Punë nga shtëpia
  • Nje ekip profesional ku mund të mësosh edhe më shumë rreth e-commerce
  • Pagesë konkuruese (rrogë bazë plus % e shitjeve)

 Nëse jeni të interesuar aplikoni më poshtë ose dergoni email te info@orlette.com